Mbi 26.7 milionë euro është borxhi i Telekomit të Kosovës, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ia njohu të drejtën kompanisë “Z-Mobile” për përmbarimin e tij.
Sipas urdhërit për përmbarim të borxhit në Telekom, të cilin e ka siguruar KOHA, në këtë shumë hyjnë borxhi kryesor, kamata ligjore, shpenzimet kontestimore dhe ato përmbarimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTelekomit të mërkuren i janë bllokuar llogaritë, pesë ditë pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Për këtë, po të mërkurën, kanë reaguar nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, duke e quajtur të papranueshëm këtë veprim të kompanisë, “Dardafone.net LLC”, e cila ka operuar me emrin tregtar “Z-Mobile”.
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes edhe në seancën e kaluar kishte propozuar të diskutohej si çështje urgjente rasti i Telekomit, por deputetët nuk pranuan ta fusnin në rend të ditës.
Megjithatë, diskutimi pritet të ndodhë në seancën e ardhshme.
