Bordi i RTK-së nuk ka arritur ta emërojë ushtruesin e dytës së drejtorit të përgjithshëm.
Të martën Bordi i RTK-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme pikërisht për emërimin e u.d. së drejtorit të përgjithshëm. Me gjashtë vota pro dhe një kundër nuk u arrit të emërohet u.d. i drejtorit të përgjithshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas dorëheqjes së fundit të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, z. Adi Krasta, RTK ka mbetur pa udhëheqësin kryesor të menaxhmentit. Sipas Ligjit të RTK-së, Drejtori i përgjithshëm ndër të tjera menaxhon veprimtarinë e RTK-së, duke marrë vendime për çështjet e organizimit, financave dhe pagave sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-së, si dhe përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit, etj. Bordi me seriozitet të lartë do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionale për të gjetur një zgjidhje që të sigurojë funksionimin menaxherial të RTK-së, në përputhje me rregullativën ligjore”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.
Të hënën Bordi i RTK-së anuloi konkursin për drejtor të prëgjithshëm. Po ashtu dha dorëheqje zëvendësdrejtori i përgjithshëm Adi Krasta.