Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Blerim Devolli kërkon që për Telekomin të intervistohet në seancë të mbyllur

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala ka nisur punën me pikën e rendit të ditës, intervistimin e Blerim Devollit, pronar i “Dardafon”.

Në fillim, Devolli ka kërkuar që intervistimi i tij të jetë i mbyllur për publikun për “shkak të çështjeve afariste”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrata e “Z Mobile” të Devollit me Telekomin konsiderohet si e dëmshme dhe një nga arsyet që ka sjellë para falimentimit ndërmarrjen publike.

Mirëpo, paraprakisht deputetët po e pyesin se përse po kërkon seancë të mbyllur.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se për shkak të publikut, është e rëndësishme që të mbahet e hapur mbledhja.

“Duhet t’ia sqarojmë publikut gjithcka që ka ndodhur rreth cështjes me Z-Mobile dhe Telekomin”, ka thënë Avdyli.

Ndërkaq, deputeti Milaim Zeka, ka thënë se është e drejtë e dëshmitarit që të kërkojë mbylljen e mbledhjes për media.

“Jam shume i bindur që 80% të informacioneve Devolli do t’i heshtë nëse seanca është e hapur”, ka thënë Zeka.

Megjithatë, kryetari i Komisionit, Visar Ymeri, ka thënë se është kundër qe seanca të mbyllet. “Janë cështje të rëndësishme që duhen sqaruar”, ka thënë Ymeri.