Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bizneset ftohen të aplikojnë për Tregun Veror në Prishtinë, hapet më 15 gusht

Tregu Veror

Komuna e Prishtinës ka ftuar të gjitha bizneset që deri më datën 7 gusht të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Tregut Veror që do të hapet më 15 gusht në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

“Po vjen Tregu Veror në Prishtinë! Nga data 15 Gusht deri më 15 Shtator 2024, rruga ‘Xhorxh Bush’ do të shndërrohet në një vend argëtimi me 40 shtëpiza druri, muzikë, ushqim dhe pije të mrekullueshme! Ku? Nga kryqëzimi me Rr. ‘Bill Klinton’ deri tek kryqëzimi me Rr. ‘Garibaldi’. Orari? Çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo