Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bislimi thotë se çështjen e të zhdukurve e ka prioritet në dialog

Besnik Bislimi

Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur të enjten në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë. 

Në këtë takim thuhet se palët janë dakorduar për mbajtjen e një tryeze senzibilizuese për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, e cila përkujtohet çdo vit më 30 gusht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Bislimi i ka njoftuar shoqatat edhe për adresimin me prioritet në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut të çështjes së personave të zhdukur me dhunë e mbi angazhimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Si dhe iu ofroi mbështetjen e vazhdueshme për sensibilizim dhe avokim në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftim.