Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se mirëpret rezolutat e ndryshme në Parlamentin Evropian, e po ashtu thirrjet për njohjen e Kosovës edhe nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, e po ashtu për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Kosova mbetet vendi i vetëm nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor që ende s’ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Ne besojmë që trajtimi i aplikimit është i mundshëm. S’ka asnjë problem teknik që Kosovës t’i dorëzohet pyetësori. Mosnjohja nga pesë shtetet nuk ka qenë problem për nënshkrimin e MSA-së e as për vizat, vullnet i tillë duhet të përdoret edhe kësaj radhe në Këshill të BE-së. Mungesa e anëtarësimit në këto organizata s’shkaktohet nga faktori i mungesës së demokracisë, por nga sjellja autoritare përreth nesh”, ka thënë Bislimi, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim Kosovë – BE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBislimi ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese nga BE-ja, e duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat.
“Përgjigja e BE-së dhe NATO-s në rajonin lindor të Evropës ka qenë shumë e qartë, kështu duhet të trajtohet edhe kërcënimi i sigurisë për Ballkanin Perëndimor. Duhet të largohen masat ndaj Kosovës. Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë Bislimi.