Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova nuk ka shënjestruar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat veriore. Ai ka thënë se nuk i ka shënjestruar as ato ilegale të themeluara nga Serbia.
“Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht "Serbia run institutions in Kosovo"). Në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.
Ai ka thënë se inspektorët vendorë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, që lëshonte fatura në mënyrë të paligjshme dhe kryente transaksione.
“Inspektorët vendorë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse. Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t'i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër”, Bislimi.
1/4 Kosova has not targeted any health institution operating in the four municipalities in the north of our country. Not even those illegal ones established by Serbia (nobody understands the legal meaning of the usually used term “Serbia run institutions in Kosova”).