Arbëri

Bisedimet Kosovë - Serbi në Uashington, nisin të enjten

Bisedimet në Uashington mes palës kosovare dhe asaj serbe do të nisin të enjten, ka njoftuar një këshilltar i lartë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përcjellë ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Do të flitet për temën e vetme të zyrtarizuar deri më tash - ekonominë.

“Fakt është se ne do të kemi këto diskutime të enjten. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është një i vetëm dhe nuk është absolute të bëhet takimi i radhës. Ne jemi të hapur – nëse palët janë të gatshme të pranojnë zhvillimin ekonomik, SHBA-ja e di si të bëjë këtë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë. Kështu që duhet të bëjmë përparim në zhvillimin ekonomik që SHBA-ja të qëndrojë e përqendruar në këtë”, është thënë nga këshilltari.

Më herët, ishte njoftuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet të premten.