Mëngjesin e së shtunës në çatinë e një objekti banesor në lagjen “Dardania” në kryeqytet kanë nisur intervenime nga Komuna për largimin e rrezikut nga to.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit në një reagim në Facebook ka njoftuar se ka intensifikuar intervenimet për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit, si pasojë e rënies së pjesëve të fasadave dhe kulmeve, fillimisht në lagjen Dardania, por edhe në zona të tjera të qytetit.
“Ekipet tona, në bashkëpunim me shërbimet përkatëse, janë duke realizuar intervenime teknike të specializuara, me qëllim parandalimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët, siç shihet edhe në fotot nga terreni”, thuhet në njoftim.


