Një pjesë fasade nga një ndërtesë në rrugën UÇK, “Te Qafa” në Prishtinë ka rënë mesditën e së shtunës.
Ekipet emergjente të Komunës kanë dalë në vendngjarje për sanimin e dëmeve.
Nuk raportohet për të lënduar deri tash.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës ka njoftuar se me ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve po intervenojnë te vendi, ndërkohë ka apeluar për kujdes.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëme materiale nga erërat, Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes
-
Një i lënduar në Fushë-Kosovë pas rrëzimit të fasadës së një objekti
-
Në Prishtinë po intervenohet për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit
-
Stuhia rrëzon disa drunj në Prishtinë
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë