Dy padi dhe 1 kallëzim penale janë drejtuar në organet e drejtësisë për pronën 7 hektarshe pranë digës së Liqenit të Batllavës.
Kompania “Sirius”, përmes dy padive ka kërkuar anulim të vendimit të Agjencisë së Pyjeve që pak muaj më parë i ka anuluar kontratën për qiradhënie dhe kompensim të dëmit për fitimin e humbur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas padive, për anulim të kontratës së dhënë dy vjet më parë, ajo ka bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpëtim Bulliqi, dhe ish-drejtorit të Urbanizmit, Bujar Hasani për anulim të pëlqimit për rinovim të kompleksit si dhe zëvendës drejtorit të APK-së, Bekim Hoxhës dhe ndaj Besim Zogut, drejtori i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se anulimi i pëlqimit u bë pasi ai kishte kërkuar rishqyrtim të lëndës. Ai hedh dyshime për dhënien e pëlqimit, ani se ai pëlqim është dhënë nga vartësi i tij, Bujar Hasani.
Por, ish-drejtori i Urbanizmit, Bujar Hasani, ka thënë se pëlqimin e ka dhënë në bazë të rekomandimeve të komisionit, ndërsa anulimi nuk është bërë nga ana e tij.
“Unë nga nëntori i 2021 nuk jam pjesë e drejtorisë dhe nuk e di kush e ka anuluar pëlqimin, do të duhej që vendimi të kishte emër”, ka thënë Bujar Hasani, ish-drejtor i Urbanizmit.
Në vendimin për anulim të pëlqimit të datës 12 janar të këtij viti, nuk figuron emri i drejtorit, përveç nënshkrimit, e për të cilin nga komuna nuk kanë sqaruar se i kujt është.
Sipas informatave zyrtare, drejtori i ri i Urbanizmit, Leutrim Krasniqi, e kishte marrë detyrën më 7 shkurt.
Pas anulimit të pëlqimit nga komuna, ishte anuluar edhe kontrata e Siruisit me Agjencinë e Pyjeve, për çka kjo e fundit ka paditur Agjencinë dhe ka ushtruar kallëzim penal ndaj zëvendëskryeshefit Bekim Hoxha.
Hoxha ka thënë se Agjencia i është përgjigjur në padi dhe do t’i ndjekë të gjitha procedurat ligjore. E për kallëzim penal thotë se u mbetet organeve të drejtësisë të trajtojnë këtë çështje.
Ndërsa Besim Zogu ka thënë se nuk mund të flasë për këtë çështje, pasi nuk është i autorizuar.
Lidhja e kontratës për pronën 7-hektarëshe, në kuadër të së cilës është një kompleks me disa shtëpiza, tashmë po hetohet edhe nga organet e hetuesisë.