Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pak para orës 11:00 të së hënës, ka kaluar kufirin Serbi -Kosovë.
Ajo do të qëndrojë në Kosovës gjatë ditës së hënë për vizitë në komunat veriore me shumicë serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Vetura me të cilën po lëviz dhe të tjerave shoqëruese me targa të Serbisë, në hyrje të Kosovës u janë mbuluar simbolet serbe me stikera, sipas marrëveshjes në fuqi mes dy vendeve.
Eskorta e saj po sigurohet nga Policia e Kosovës.
Qindra serbë kanë dalë në rrugë për ta pritur atë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpreson që ajo nuk do të keqpërdorë lejen për vizitë për të dhënë deklarata përçarëse.
