Drejtori i Autoritetit të rajonit të pellgjeve lumore në Ministrinë e Ekonomisë, Gani Berisha, ka raportuar në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve.
Duke iu referuar lëshimit të lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë "Kelkos Energy", ai ka thënë se duke u bazuar në ligj palët kanë aplikuar në vitin 2012 për të marrë lejet ujore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa i përket dëmtimit të ujërave, Berisha ka thënë se çdo zhvillim që bëhet ka dëmtim e degradim të mjedisit, por sipas tij, kur kalkulohen nevojat atëherë procesi është brenda suazava të kontrollueshme dhe të pranueshme.
“Sa i përket lejeve ujore dhe koncesioneve ka pasur shumë debat. Këto janë dy procese paralele që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, varet prej interesit të Qeverisë se çfarë procedura dëshiron të zhvillojë. Në ligjin për partneritet publiko-privat thuhet se nuk organizohen koncesione për energji të ripërtrishme. Nuk ka mundur Ministria e Mjedisit në atë kohë të organizojë koncesione. Deri më 2016 nuk ka pasur diskutime publike për asnjë akt jo vetëm për lëshimin e lejeve ujore”, ka thënë ai.
Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të deputetit Haxhi Avdyli.
“Si bazë të veprimit tuaj e keni Ligjin për ujërat ku keni lëshuar edhe leje ujore. A janë dëmtuar resurset ujore me ndërtimin e hidrocentraleve. Neni 72 përdorimi i ujërave me qëllim të shfrytëzimit të energjisë elektrike jepet leje ujore ndërsa për hidrocentrale jepet me koncesione. Pse deri sot nuk e keni respektuar këtë nen për koncesione por vazhdimisht keni dhënë leje ujore për shfrytëzim domethënë nuk është për prodhim? Procedurat e kushteve ujore. Kemi vërejtje nga institucionet e anëtarë të shoqërisë civile që nuk janë përcjellë sa duhet njoftimet për publikun për impaktin mjedisor. A keni pasur si zyrtare ndonjë diskutim publik dhe sa keni pasur kontakt me banorët e atyre zonave ku janë ndërtuar hidrocentralet. Si dhe a keni marrë ndonjë ankesë?”, ka pyetur Avdyli.