Arbëri

Berisha: Na kanë qëndruar gati ambasadat, se kurrë s’kemi mundur t’u japim orientim momenteve politike

Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e ka përshkruar si të “çuditshme” bllokadën në Kuvend për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka thënë se e vetmja zgjidhje ka mbetur te Gjykata Kushtetuese ose thirrja e një takimi nga presidentja me partitë politike.

“E vetmja shpresë ka mbetur te Gjykata Kushtetuese ose eventualisht një ftesë tjetër e partive politike që ish dashtë të ndodhë nga presidentja për të dalë nga kjo. Por u bë e 24-ta herë që po vimë këtu, nuk kemi mundur të vimë në një zgjidhje. Kjo ndoshta tregon edhe mosafinitetin tonë edhe kohë më përpara, sepse si duket neve veç na kanë qëndru gati këto ambasada se kurrë këta politikanë nuk kemi mundur t’u japim orientim momenteve politike asnjëherë, por vetëm na kanë qëndru gati. Është për të ardhur keq”, ka thënë Berisha para fillimit të seancës konstituive.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosoves

Dështimi i 24-t, s’ka konstituim të Kuvendit

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 24-t. Sërish...