Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar vendimin për të hequr Kosovën nga lista e vendeve të sigurta sa i përket mundësisë së udhëtimit të qytetarëve të saj në vendet e BE-së.
Kosova në listën e vendeve të sigurta ishte vendosur në prag të pushimeve të verës atëherë kur numri i të infektuarve ishte i vogël.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor rritja e numrit të rasteve të infektuarve dhe të vdekurve dhe për faktin se dominon varianti Delta, e ka bërë BE-në ta largojë Kosovën nga kjo listë.
Nga lista e vendeve të sigurta janë hequr edhe Maqedonia, Mali i Zi, Libani, Izraeli dhe SHBA-ja.
Sipas njoftimit nga BE-ja këto vende të cilat janë hequr nga kjo listë nuk mund të udhëtojnë në shtetet e BE-së pa pasur ndonjë nevojë e cila nuk mund të shtyhet.
Përjashtim vendet anëtarë mund të bëjnë për personat që janë të vaksinuara me të dyja dozat.