Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka njoftuar se ka pranuar përgjigje nga Bashkimi Evropian në lidhje me letrën të cilën ia kishin dërguar më 20 tetor, ku kërkohej heqja e masave ndaj Kosovës.
Në përgjigje thuhet se hapat e parë për heqjen e masave kanë filluar, duke u liruar 216 milionë euro ndërsa së shpejti pritet të lirohen edhe 205 milionë euro të tjera.
“Në përgjigjen e pranuar sot, Komisioni ritheksoi se hapat e parë për heqjen e masave kanë filluar, ku janë liruar 216 milionë euro dhe së shpejti pritet të lirohen edhe 205 milionë euro të tjerë. Po ashtu, nga masat politike, shprehet se kanë rifilluar takimet e nën-komiteteve të Stabilizim-Asociimit. Këto veprime janë paralajmëruar në konkluzionet e Këshillit Europian të datës 16 dhjetor 2025”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e BE-së kthyer shoqërisë civile në Kosovë.
12 organizata të shoqërisë civile i dërguan më 20 tetor një letre të hapur liderëve të Bashkimin Evropian (BE), me të cilën kishin kërkuar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës.
Letra u është dërguar presidenti të Këshillit Evropian (KE), Antonio Costa, presidentes së Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas si dhe ambasadorit të BE-së në Kosovës Aivo Orav.