Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas dështimit të 35-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar opozitën për mosangazhim dhe obstruksion të qëllimshëm në këtë proces.
“Në mëngjes, ne deputetët e LVV-së e kemi ditur se do të vijmë të votojmë. Deputetët e opozitës nuk e dinë pse kanë ardhur – sepse nuk kanë votuar. Janë zgjuar, janë veshur, kanë ardhur në Kuvend dhe janë kthyer në shtëpi pa lënë asnjë shenjë të angazhimit”, ka thënë Basha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Bashës, deputetët e opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit, duke penguar formimin e institucioneve dhe duke shpërfillur përgjegjësinë që kanë ndaj votuesve.
“Jemi përgjegjës të gjithë për konstituimin e Kuvendit, meqenëse jemi të gjithë hisedarë. Por të gjithë deputetët e LVV-së po votojnë ‘për’. Kjo është puna jonë. Po të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe deputetët e opozitës”, theksoi ai.
Basha shtoi se vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të matet në mënyrë legjitime se kush i ka numrat për të formuar qeverinë, duke nënkuptuar se bllokimi aktual nuk është rezultat i mungesës së shumicës, por i mungesës së vullnetit politik nga opozita.