Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se për shkak të rrethanave “të jashtëzakonshme” politike në vend e ka thirrur Kryesinë e Kuvendit të enjten. Ai ka thënë se ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje për tri çështje.
Ai ka thënë se nuk ka gjetur vullnet politik te partitë politike sa u përket këtyre çështjeve. Basha shtoi se kishte paraparë që të premten, 31 tetor, të thërrasë seancë të jashtëzakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e vërtetë që në historinë e Republikës nuk ka ndodhur mbledhjet e Kryesisë pa votimin e qeverisë po meqë nuk u votua qeveria, marrë parasysh disa gjëra urgjente kam dashur t’i thërras për t’i diskutuar. E para ka qenë buxheti i RTK-së. Formën e vetme me ecë përpara e kam parë që ne si Kryesi i themelojmë grupet parlamentare, ndarjen e komisioneve, i votojmë, pastaj kam kërkuar të votohen raporti i RTK-së dhe të ekzekutohet buxheti për RTK-në që duhet të ndodhë brenda ditës... Çështja e dytë ka qenë diskutimi për buxhetet e tri komunave që kanë mbetë... Çështja e tretë ka qenë buxheti vjetor i Republikës. Në asnjë prej këtyre pikave nuk kam gjetë mirëkuptim”, ka thënë ai.