Barometri Standard i Bashkimit Evropian për Kosovën për pranverën 2025, tregon se vetëm 18% e të anketuarve mendojnë se situata ekonomike në Kosovë është e mirë, e 40 për qind – shumë e keqe.
Sipas këtij dokumenti, ekonomia dhe papunësia janë ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë së miri e paraqesin përqindjet, ku rritja e çmimeve/inflacioni/kostoja e jetesës janë disa nga përgjigjet që janë dhënë më së shpeshti nga të anketuarit.
Në pyetjen se çka janë çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet vendi aktualisht, përqindjet më të larta lidhen me këto përgjigje.
Kjo matje e opinionit publik tregon edhe se besimi në institucionet e vendit është më i lartë sesa në institucionet e BE-së.
Megjithatë lidhur me perceptimin për BE-në, 89% e të anketuarve mendojnë pozitivisht.