Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur në një mesazh privat në telefonin e tij gjatë seancës së nisur të hënën për zgjedhjen e presidentit, ku ka përdorur fjalën “karate”.
Ai ka deklaruar se publikimi i mesazheve të tilla përbën cenim të privatësisë, duke theksuar se Kuvendi është vendi i punës së deputetëve dhe komunikimet private nuk duhet të bëhen publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Bardiqit, mesazhi në fjalë është shkruar me sarkazëm dhe nuk ka pasur qëllim ofendues ndaj askujt. Ai ka kërkuar falje nëse përmbajtja e tij është keqinterpretuar.
“Konsideroj se është cenim i privatësisë, Kuvendi është vend i punës për deputetin prandaj mesazhi në privat nuk e konsideroj se janë për t’u publikuar. Ato mesazhe janë me sarkazëm, kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë keqkuptim qoftë për LVV-në, qytetarët apo votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, asgjë ofenduese. E keni parë që është në thonjëza, me sarkazëm e përdorur e që nënkupton se edhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës do të bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se bëhej fjalë për një komunikim mes miqsh dhe jo për një qëndrim që cenon seriozitetin e procesit të zgjedhjes së presidentit.
"Po e zgjedhim 'karate'. Pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja", ishte mesazhi telefonik i Bardiqit i publikuar në një fotografi dje në media.
VIDEO: