Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gojnovci: S'bëhet fjalë vetëm për presidentin, por a të lejohet Kurti të qeverisë edhe 4 vjet

Ejup Gojnovci

Analisti politik Ejup Gojnovci vlerëson se ka një gatishmëri të disa partive opozitare që të shkohet në zgjedhje e të mos lejohet zgjedhja e presidentit, që do të nënkuptonte vazhdim i qeverisjes së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje edhe për 4 vjet. 

Gojnovci në “Konfront” në KTV ka thënë se opozita po duket më pak serioze në çështjen e zghedhjes së presidentit presidentit sesa kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se opozita s’ka dalë me një emër e as s’ka pasur takim mes partive opozitare për të dalë me një emër të përbashkët. Gojnovci ka thënë se gjithë çështja është “kujt t’i lihet patatja e nxehtë në dorë”, e të shkohet në zgjedhje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi gatishmëri shumë më të madhe të disa partive politike që të shkohet në zgjedhje sesa të lejohet zgjedhja e një presidenti e të lejohet rrjedhimisht qeverisja e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje edhe për 4 vjet. Nuk bëhet fjalë për zgjedhje të një posti. Bëhet fjalë për lejimin apo jo të vazhdimisht të qeverisjes nga z. Kurti. E shoh këtë gatishmëri të opozitës për zgjedhje...PDK-ja shpreson që të fitojë më tepër vota pasi pritet verdikti final në Gjykatën e Hagës dhe amplitudën e rritjes emocionale që mund ta prodhojë një vendim final ta përkthejë në votë. LDK-ja me aderimin potencial të Vjosa Osmanit apo bashkëpërfshirjen e saj në LDK, konsideron se mund të ketë rritje cilësore. E AAK-ja në secilin variant është e bindur se s’mund të bjerë nën numrat tani që i ka”, tha Gojnovci.

 


Bytyqi për presidentin: PDK-ja s’do, LDK-ja s’ka emër e as votë e AAK-ja po mban inat

Analisti politik Ardian Bytyqi ka thënë se çelësi për zgjedhjen e presidentit është te Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti. Sipas tij, kur të dojë Kurti mund të zgjidhet presidenti i ri, por sipas tij edhe partitë tjera nuk po duan zgjidhje.

“Duhet t’u tregohet qytetarëve një e vërtetë, që nuk po e thonë liderët tanë. Kurti sa herë të dojë, kur të dojë dhe kë të dojë e bën sot president të Republikës. Është fakt. Është fakt se PDK-ja nuk po do me hy me zotin Kurti për shkak se një nga eksponentët e lartë të PDK-së e ka propozuar Xhavit Halitin dhe e dinë se nuk kalon. Është fakt se LDK-ja nuk ka emra, nuk ka njerëz, e nuk ka votë brenda subjektit të vet për emra të përveçëm që mund të derivojnë nga ky subjekt politik si president të ardhshëm të Kosovës. Është fakt se AAK-ja po e ruan inatin e saj politik karshi kryeministrit Kurti”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

Sipas tij, edhe po që se shkohet në zgjedhje të reja mund të ketë lëvizje jo të mëdha në rezultate, por ka thënë se mund të ketë befasi të këqija apo edhe të mira për disa prej partive.

“Zgjedhjet nuk kanë me prodhu zgjidhje. Po besoj që do të jenë të befasishme. Për disa parti, për LDK-në nëse nuk shkon në koalicion me Vjosa Osmanin, për AAK-në që nuk do ta kalojë pragun. Mund të jenë befasuese për së miri për PDK-në që më 19 maj po e pret aktvendimin e Gjykatës së Hagës që me gjasë dhe uroj të jetë lirues për krerët e UCK-së. Prezenca e tyre në Kosovë do ta rrisë vullnetin e votuesit të PDK-së”, ka thënë tutje ai.

“Çelësi pra është në dorën e Kurtit”, ka përfunduar Bytyqi.


Baraliu: Sjellja e politikanëve - mesjetare, mungesë kapaciteti e lidershipi

Profesori i çështjeve juridike Mazllum Baraliu, ka thënë se sjellja e politikanëve të Kosovës është mesjetare dhe ka mungesë lidershipi.

Ai ka shprehur zhgënjimin me mungesën e arritjes së një kompromisi deri më tash sa i përket çështjes së presidentit. 

“Ka mungesë kapaciteti lidershpi për të vepruar në momentun e duhur në dobi të shtetit dhe Republikës e jo në dobi të interesave të tyre formale, partiake e do të thosha edhe më keq...orientaliste e mesjetare. Me keqardhje po e them këtë”, tha Baraliu në “Konfront” të KTV-së.