Në këtë serë, pranverën që do të vijë, 70 të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e pleqve do të mund të kultivojnë perimet e tyre të preferuara.
Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë ka përfituar edhe një projekt tjetër nga Japan Tabacco International, e përkrahur nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, si dhe nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten është mbajtur ceremonia e përfundimit të projektit të rikonstruktimit të serës në oborrin e kësaj shtëpie.
Përparim Tusha nga Japan Tabacco International, tha se do të vazhdojnë përkrahjen për njerëzit që kanë nevojë, e më së shumti do të kujdesen për këta njerëz.
Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Raze Aliqakaj, ka falënderuar të gjithë investitorët për kontributin që e kanë bërë në Shtëpinë e Pleqve.
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, tha se iniciativa për të ndihmuar të moshuarit është humane dhe njerëzore, si dhe premtoi që edhe në vitin e ardhshëm, do të kujdesen për këta njerëz.
Të moshuarit u bënë pjesë edhe të festës së fundvitit, të organizuar nga Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë, e përkrahur nga donatorë të ndryshëm.