Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e izoluar të Prishtinës ankohen se nuk janë vizituar nga institucionet shëndetësore

Një ndërtesë në lagjen “Mati 1” që nga e shtuna është në izolim, shkaku i disa personave të konfirmuar me COVID-19 brenda saj.

Një banore e kësaj ndërtese, në kushte anonimiteti, ka treguar për KTV-në, gjendjen në të cilën ndodhen për këto dy ditë, që nga karantinimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se deri tani nuk janë kontaktuar nga askush, për të parë nëse kanë nevojë për ndonjë gjë.

Përveç kësaj ndërtese në “Mati 1”, edhe lagjja “Tophane”, përkatësisht rruga “Lidhja e Prizrenit”, si dhe lagjja “Veternik” janë shpallur vatra të përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, duke treguar për gjendjen e të infektuarve, ka thënë se janë dërguar edhe 12 mostra të kontakteve për testim.

Derisa, zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë vazhduar me bllokimin e hyrje-daljeve në kryeqytet, lëvizjet e qytetarëve kanë vazhduar normalisht.

E një fluks i madh i personave për të hyrë e për të dalë nga Prishtina, është parë në orët e pasdites.

Qytetarët që kanë dalë jashtë i përshëndesin masat e reja, madje thonë se ato janë të vonuara.

Deri më tash në Komunën e Prishtinës janë mbi 45 persona të infektuar me COVID-19, gjë që e shtyu Ministrinë e Shëndetësisë ta fusë në karantinë qytetin më të madh të Republikës.