Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen

pz

Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në një pikë shitjeje në lagjen “Bazhderhane” në Prizren do të kompensohen për dëmin që u është bërë. 

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Komisioni për vlerësimin e dëmeve u ka treguar banorëve se kanë afat 7 ditë që të parashtrojnë kërkesë për dëmet që u janë shkaktuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen ‘Bazhdarhane’ ishte sot në vendin e ngjarjes për t'i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj në Facebook.

Një person ka mbetur rëndë i lënduar nga zjarri më 1 janar dhe është duke u trajtuar në Intensivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga QKUK-ja patën thënë se gjendja e tij është shumë e rëndë. 

Si pasojë e këtij zjarri, ishin shkaktuar edhe dëme materiale në banesa, lokale dhe automjete përreth.