Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi nuk u përfshi në 10-shen e parë në listën e kandidatëve për deputet.
Bajrami ka thënë se nga zyra e LDK-së i është kumtuar se do të jetë me numër 12 në listë, siç tha pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar këtë parti.
“Prej se jam në politikë, e zgjedhur deputete shtatë herë, kam qenë, jam dhe do të jem në LDK. Kam qenë këtu në ditë të mira e në ditë të vështira. Nuk e kam braktisur LDK-në për interesa personale dhe nuk e kam parë asnjëherë si stacion të përkohshëm politik. Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, ka shkruar Bajrami në reagimin e saj në Facebook.
Ajo ka thënë se kjo gjë nuk paraqet problem pasi LDK-ja është më e madhe se çdo individ.
“Lista e LDK-së ka 110 kandidatë. Në mesin e tyre, secili prej jush mund t’i gjejë me lehtësi 10 personalitete, të denjë për t’ju përfaqësuar. Andaj, analizojeni listën dhe më 7 qershor votoni me bindje - votoni LDK!”, ka thënë Bajrami.
-
Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja për LDK-në
-
Pakënaqësi e akuza brenda LDK-së pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë
-
Bajrami: Zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme, nuk na shpëton asnjë proces tjetër
-
Osmani pas takimeve në LDK thotë se s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
-
Abdixhiku: Strukturat e LDK-së janë të qarta, s’bien pre e propagandës anti-LDK