Ka nisur seanca e parë para panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku Pjetër Shala ka kërkuar rrëzimin e akuzave ose kthimin e rastit në rigjykim.
Avokati i Shalës, Jean-Louis Gillissen, ka thënë se Themelorja për dënimin e klientit të tij ka përdorur deklarata që Shala ua ka dhënë autoriteteve belge në vitin 2016 dhe 2019 pa praninë e avokatit, e madje sipas Gillissen, Shalës as që iu është ofruar avokat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi nga shkalla e parë ishte dënuar me 18 vjet burgim për krime lufte, ku pretendohet se Shala dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së, në Fabrikën e Metaleve në Kukës kanë mbajtur në kushte çnjerëzore 18 persona dhe njëri nga ta ka vdekur pas të shtënave në drejtim të tij dhe mosofrimit të ndihmës mjekësore.
"Ai nuk është informuar për domethënien e rëndësisë së ndihmës juridike, e madje as nuk është informuar se mund t'i ofrohet ndihmë juridike pa pagesë", Gilissen.