Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AUV-i tërheq nga tregu karamelet “Hello Kitty” nga Japonia, paralajmëron rrezik për konsumatorët

Foto: Koha

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë njoftuar për tërheqjen nga tregu të ëmbëlsirave xhelatinoze të prodhuara në Japoni, Hello Kitty Apfel Koniac Gelee.

Sipas njoftimit, kjo tërheqje është bërë për shkak të rrezikut të mundshëm nga konsumimi i karameleve me xhelatin, të prodhuara nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni dhe eksportuar nga Holanda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve, AUV-i ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të këtij produkti nga tregu dhe asgjësimin e tij”, thuhet në njoftim. 

Tutje thuhet se të gjitha bizneset që kanë në shitje këtë produkt, me datën e skadimit 11 qershor dhe peshë 150g, duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe t’i kthejnë ato në deponitë nga e janë furnizuar. 

Po ashtu, konsumatorët që i kanë blerë këto produkte janë të këshilluar të mos i përdorin.