Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Arsim Ademin zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Zyra e Kryeministrit njoftoi të enjten, duke thënë se Kurti i ka uruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kryeministri Kurti e uroi z. Ademi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht, në faqen e MASHTI-it figuron Taulant Kelmendi si zëvendësministër.
Zv.ministër i ministres Arbërie Nagavci ka qenë edhe Dukagjin Pupovci, por kishte dhënë dorëheqje në 2022-n.