Ka arritur në 140 numri i të helmuarve nga një lokal i ushqimeve të shpejta në Malishevë, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare në këtë komunë, Afrim Krasniqi.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore për momentin është jo e mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri në këto momente që po flasim, numri ka arritur deri në 140. Gjendja shëndetësore për momentin është jo e mirë. Nuk mund të themi se është shumë e keqe, por jo e mirë. Për shkak se kanë të vjellura, barkkëqijtë, kanë temperaturë, të gjithë po kërkojmë ndihmë mjekësore. 86 vetëm sot janë paraqitur”, ka thënë ai për KOHËN.
Nga këta të helmuar, 35 pacientë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, ndërsa 12 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka mbyllur lokalin nga ku dyshohet se u helmuan këta qytetarë. Në një konferencë për media, zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi, ka thënë gjatë ditës se “, nga inspektimet që janë bërë në atë lokal është vërejtur që gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivelin jo të mirë si dhe janë gjetur produkte pa origjinë”.