Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet zyrtari i Komunës së Kllokotit, mori pagë 7 vjet pa dalë në punë

Arrestohet

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka arrestuar zyrtarin e Komunës së Kllokotit me inicialet S.S. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Sipas njoftimit ai ka marrë pagë për 7 vjet pa dalë në punë. Ai dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 39 mijë e 231 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro”, thuhet në njoftim.