Arrestimi i tij u krye në koordinim me stacionin policor në Malishevë.
“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe në koordinim me Stacionin Policor-Malishevë, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar shtetas kosovar. I dyshuari përmes INTERPOL-it ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, për trafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të cilat janë të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar pastaj me procedurat tutje ligjore.