Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë-Kosovë

Drejtori i Shërbimeve Publike, Maliq Berisha, është arrestuar pasditen e së hënës dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Berisha dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

“Ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

KOHA ka provuar të marrë prononcim nga Komuna e Fushë-Kosovës, por zyrtarët komunalë kanë thënë se nuk mund të prononcohen deri nesër, pasi nuk kanë informata më tepër.