Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy zyrtarë policorë, nën dyshimin se kanë marrë ryshfet.
IPK-ja ka njoftuar se ka marrë informata të dielën nga një qytetar që ka pretenduar se dy policë të njësisë rajonale të trafikut rrugor në Pejë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit e IPK-së kanë marrë informata se policët e kishin ndaluar qytetarin në një pikë kontrolli dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kanë kërkuar një shumë monetare.
“Pas veprimeve paraprake hetimore të kryera nga hetuesit e IPK-së, janë arrestuar dy zyrtarët policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ dhe të njëjtëve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar IPK-ja.
IPK-ja ka njoftuar se ka rekomanduar Policinë e Kosovës që t’i suspendojë dy zyrtarët policorë.
“Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente. IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt fuqizimit të integritetit në radhët e policisë”, ka njoftuar IPK-ja.