Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestimi i kosovarit në Serbi, MPJ-ja lajmëron shtetet e QUINT-it

MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar shtetet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar) për arrestimin e shtetasit M.I. në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Horgosh.

Siç ka njoftuar MPJ-ja, ndaj të arrestuarit nën akuzat për gjoja krime lufte më 1999 organet policore në Serbi i kanë caktuar masën e arrestit prej 48 orësh, ndërsa pas kësaj thuhet se do t’i dorëzohet Prokurorisë Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MPJ-ja ka thënë se po sot (e shtunë) në mëngjes një polic i Kosovës është marrë në pyetje në pikëkalimin në Merdar teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë. Polici është liruar pas disa orësh ndalimi.

“Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet. Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.