Apeli i Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar të enjten e ka lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj kundërshtoi provat e reja të paraqitura nga SPAK-u dhe kërkoi që të mbrohet në liri me arsyetimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për t’u larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Apeli vendosi që kryebashkiaku i Tiranës të qëndrojë në burg.
Ndërkohë, Gjykata la në fuqi masën për sekuestrimin preventiv ndaj llogarive bankare të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.
Figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste në pushtet, Veliaj akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milion euro fonde publike, të cilat pretendohet se u janë dhënë bizneseve e të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.
Veliaj - në mandatin e tij të tretë si kryetar bashkie - dyshohet se ka krijuar një skemë korruptive mes disa kompanive në pronësi të bashkëshortes së tij dhe gjashtë biznesmenëve të lidhur me të.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.