Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anulohet seanca në rastin “Tetaj”

Është anuluar seanca gjyqësore ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt.

Seanca ishte paraparë të mbahej sot, por për shkak të pamundësisë së paraqitjes, së avokatit mbrojtës të Gogajt, Haxhi Çeku është shtyrë për një datë tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Procesi gjyqësor ndaj Gogajt, pritet të i kthehet normalitetit pas rreth 1 viti që nga ndërprerja, për shkak të vendimit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.