Procesi i numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar.
Gjatë pasdites të së hënës në këtë qendër ka qëndruar edhe një ekip i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat për fletëvotime të pavlefshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ekip ka marrë të dhëna nga 11 vendvotime.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar deri në mëngjesin e së hënës.
Nga numërimi i këtyre votave, me 52.72 për qind të tyre prin Lëvizja Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 29.80 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind.