I propozuari për ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale në Qeverinë “Kurti 3”, Andin Hoti, pas dështimit që të sigurohen votat e mjaftueshme, ka thënë se i vjen keq që ende mungon vetëdijësimi për veprime të unifikuara kur bëhet fjalë për interes të shtetit.
“Pavarësisht që sot nuk u arrit të formohet Qeveria e re, ky është një realitet politik që duhet pranuar me qetësi dhe përgjegjësi. Pa dashur të përfshihem në debatet politike apo atmosferën e krijuar në vend, më vjen keq që ende na mungon vetëdijesimi për veprim të unifikuar në shërbim të interesave shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Hoti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti tutje shkroi se politikën e sheh si mjet shërbimi dhe se do të vazhdoj të jetë kudo që i besohet puna në shërbim të qytetarëve.
Aktualisht Andin Hoti është kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.