Arbëri

Ambasadori gjerman: KFOR-i, shtyllë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, në selinë e KFOR-it me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajori Oezkan Ulutash

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Oezkan Ulutash.

Rudolph ka thënë se KFOR-i mbetet shtyllë kyç e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Gjatë takimit të tyre, Rudolph shprehu vlerësimin e tij për punën e jashtëzakonshme që KFOR-i vazhdon dhe i falënderoi ata për shërbimin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në postimin e ambasadës gjermane në Facebook.

Gjatë vizitës, ambasadori gjerman është takuar edhe me komandantin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it, kolonel Muller, nga i cili është njoftuar më gjerësisht për kontributin e ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision.