Pas ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, edhe ajo e Italisë ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me tri projektligjet që janë caktuar për shqyrtim të dytë nesër në Kuvendin e Kosovës.
Në reagimin e saj, kjo ambasadë ka thënë se përafrimi me standardet e BE-së dhe Këshillit të Evropës janë thelbësore për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje i është bërë thirrje Kuvendit që t’i marrë parasysh ndryshimet e propozuara.
“E mbështesim plotësisht deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për Projektligjet për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Përafrimi me standardet e BE-së dhe KiE-së është thelbësor për Kosovën dhe i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që t’i marrë parasysh ndryshimet e propozuara”, thuhet në reagim.