Arbëri

Ambasada e Kosovës: Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së

Kufiri i Kroacisë

Ambasada e Republikës së Kosovës ka njoftuar se po e përcjell situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi, ku ishte e pranishme edhe me përfaqësues zyrtarë.

Aktualisht, situata në këto pika kufitare raportohet të jetë stabile.

Sipas njoftimit të Ambasadës, pas një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe homologut të tij kroat, Davor Bozhinoviq, është arritur të hapen të gjitha sportelet në kalimet kufitare kroate. 

Kjo thuhet se ka ndikuar në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve në këto pika.

“Megjithatë, për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES), procedurat në kalimet kufitare mund të jenë më të ngadalësuara. EES është një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian, i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen, dhe ka hyrë në fuqi më 12 tetor 2025”, thuhet në njoftimin e ambasadës.