Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në vend sa i përket presidentit.
Nga kjo ambasadë është thënë se shpresojnë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për ta tejkaluar bllokadën aktuale politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po i ndjekim me vëmendje të madhe zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe me disa shqetësime, veçanërisht dështimin për të zgjedhur presidentin e Republikës. Shpresojmë sinqerisht që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe konstruktive, duke i lejuar vendit të ecë përtej ngërçit aktual dhe të rifokusohet në avancimin e reformave shumë të nevojshme dhe prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në reagimin e ambasadës për KOHËN.