Ambasada e Britanisë në Kosovë është shprehur e shqetësuar për shuarjen e Task-forcës për luftimin e korrupsionit.
Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada ka thënë se presin nga Qeveria të ketë plane të qarta për krijimin e një byroje të fuqishme e cila e ka mision luftimin e korrupsionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu kanë bërë të ditur se ata bashkë me partnerët tjerë ndërkombëtarë do t’i mbështesin këto përpjekje.
“Qeveria e Kosovës është zotuar publikisht për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërmarrë reforma thelbësore gjyqësore. Ne jemi të shqetësuar për vendimin për të shuar task-forcën dhe presim që Qeveria të ketë plane të qarta për krijimin e një byroje të fuqishme anti-korrupsion për ta zëvendësuar atë, ashtu siç parashikohet nga rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit. Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë janë të gatshëm për të mbështetur këto përpjekje”, thuhet në përgjigje.