Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se, për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, faqja e saj zyrtare në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota.
Në komunikatë theksohet se përjashtim do të bëhet vetëm për publikimin e informacioneve urgjente të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në SHBA dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë, sipas situatës”, thuhet në njoftim.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që për informacione të detajuara dhe përditësime mbi statusin e shërbimeve konsullore të vizitojnë faqen zyrtare travel.state.gov.
Njoftime të ngjashme kanë lëshuar ambasadat amerikane në gjithë botën.