Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Al Jazeera: SHBA-ja po e ndërron të dërguarin për Ballkan

Alexander Kasanof dhe Jeffrey Hovenier duke shkuar në Qeveri (Foto: Alban Bujari)

Foto: Alban Bujari

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor, ka raportuar në burime “Al Jazeera” në Ballkan. Sipas raportimit, Kasanofi do të zëvendësohet nga Colleen Hyland që udhëhiqte Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.

Sipas raportimit, nuk dihet nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hylandi është diplomate me eksperiencë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe atë në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.

Ajo flet edhe gjuhën shqipe.

Deri tash në këtë post ka qenë Kasanofi që nga korriku i vitit 2024. Ai pati zëvendësuar Gabriel Escobarin.