Arbëri

Aktualisht 24 vatra aktive zjarri në Kosovë

Zjarri në Kçiq të Vogël (Foto: Driton Paçarada)

Zjarri në fshatin Kçiq

Foto: Driton Paçarada

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se aktualisht janë 24 vatra aktive zjarri në Kosovë. 

Sipas të dhënave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 të hënën janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 14 janë lokalizuar. 

Fshati Kçiq (Foto: Driton Paçarada)

Situata me zjarre ka qenë veçanërisht e përkeqësuar në Kçiq të Mitrovicës, ku janë djegur edhe shtëpi.

“Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret”, thuhet në njoftimin e AME-së. 


 

19 vatra zjarri aktive në Kosovë, në tri komuna situatë më e rëndë

2 muaj më parë / 11 gus 2025 21:41
zjarr

Agjencia e Menaxhimit Urgjent ka njoftuar se aktualisht janë 19 vatra zjarri aktive  në Kosovë.

Sipas njoftimit, nga ora 14:00 deri në orën 20:00 janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 19 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

Njoftohet se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrëfikjes, Qendrat Operative 112, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

“Situata më e rënduar është paraqitur në komunat Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë. Në fshatin Meshinë të Kamenicës, përveç njësive të zjarrfikësve, është angazhuar edhe KFOR-i, i cili ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit. AME/MPB, shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe të gjithë qytetarëve që kanë dhënë ndihmën e tyre në përballimin e kësaj situate”, thuhet në njoftim.