Arbëri

Aktakuzë në mungesë kundër dy personave për krime lufte në Kaçanik

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër të pandehurve me iniciale J.J. dhe V.T. , për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë ata akuzohen për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë kryer vrasjen e dy viktimave R.E. dhe M.H.”, thuhet në njoftim.

Hetimet thuhet se kanë vërtetuar se gjatë kësaj periudhe J.J. dhe V.T. kanë rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit Sh.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E..

“Në mbështetje të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të mbajë gjykimin në mungesë për shkak se të pandehurit J.J. dhe V.T. janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.