Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Zveçan

Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit L.D., për shkak të kryerjes së veprave penale “sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri më datë 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, thuhet në njoftim. 

Për këtë rast në shkurt të këtij vitit Prokuroria Speciale pati ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve R.P. dhe D.O., gjithashtu “për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Në këtë sulm ku u përdorën mjetet shpërthyese kundër trupave të KFOR-it, 25 ushtarë kishin mbetur të lënduar.

Sipas këtij misioni, ushtarët kishin pësuar thyerje në pjesë të ndryshme të trupit dhe kanë marrë djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Tensionet në veri të Kosovës u patën shtuar në fund të majit të vitit të kaluar, kur kryetarët e rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, ishin futur në ndërtesat kryesore komunale.