Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj A.Z. dhe F.Rr., për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” , “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale - Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes, duke realizuar transfere të paautorizuara në llogaritë personale dhe të personave të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këto veprime, A.Z., në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ai akuzohet se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, F.Rr., sipas njoftimit, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për sigurim, dyshohet se ka ndihmuar A.Z., duke tërhequr mjete financiare në para të gatshme dhe duke ia dorëzuar ato, me ç’rast ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm në vlerë prej 9,250 euro.
Ai thuhet se ngarkohet për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale - Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.