Komisioni për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së KEK-ut ka mbajtur 30 takime për 6 vjet.
Sipas aktakuzës të ngritur një javë më parë për katër ish-ministra e 15 zyrtarë të tjerë, në asnjërin takim nuk ishin përmendur katër hidrocentralet që sipas Prokurorisë Speciale i janë falur konserciumit “Çalik – Limak”, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë aktakuzën që ka siguruar KOHA jepen detajet për dyshime për korrupsion kundër ish-ministrave Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi e Nenad Rashiq.
Aktakuza për korrupsion milionash është përmbledhur në 31 faqe aktakuzë.
Një nga provat kryesore është konsideruar raporti i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), e cila jep shërbime këshillimore, që i ka përfshirë katër hidrocentralet në listën e aseteve për privatizim.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.